Fillimi Rezervimet Dhomat Restorantet Sallat për seminare Limuzina Foto-Galeri Kontakt

 

 

Restoranti madhështor i Hotel Europe është njëri ndër restorantet më të bukura të Kosovës dhe len mbresa të pashlyeshme te të gjithë që darkojnë në të. Një përzierje superiore e kuzhinës klasike, me një ndikim bashkëkohor dhe shërbim në zë ka bërë Hotel Europe njërin nga vendet më të matura për të ngrënë.Është vetëm njëherë e nevojshme vizita në restorantin madhështor te Hotel Europe,dhe ju garantojmë

që do të ktheheni prapë.Kjo ndodh për arsye që hapësira jonë ofron kapacitet deri në 2000vende,e përcjellur me meny inovative te specialiteteve duke filluar nga ato popullore e ndikuar më pastaj nga superioriteti i kuzhinës ndërkombëtare e cila bën që klientët ta ndiejnë vetën mbretër duke darkuar në qetësinë e periferisë me shërbimin zvicëran.
Pikërisht ky shërbim,pritja e ngrohtë dhe ambienti si askund tjetër na kanë rradhitur ndër të parët objekte hoteliere sa i përket numrit te organizimeve brenda vitit dhe kjo na bënë krenar dhe bëhët arsye e fortë për vazhdimin e punës sonë.
Sa i përket restorantin,jemi të parët që kemi mundësuar hyrjen e limuzinës brenda në restorant duke ofruar një ambient përrallor per dasmat tuja,dhe kjo është një ndër pikat që na dallon nga të tjerët dhe pikë e rëndësishme pse të zgjidhet HOTEL EUROPE për dasmën tuaj,sepse ajo bëhët vetëm një herë në jetë.
Ejani dhe shijoni mundësitë,sepse ne ofrojmë me të vërtetë DIQKA NDRYSHE !!

Disa pamje nga restorantet:

 


  Copyright © Dri-At Studio Të gjitha të drejtat e rezervuara.